Eros Grezda është shprehur se kanë mbetur të zhgënjyer nga kjo humbej në Izrael, duke parë lojën e zhvilluar në fushë. Në një prononcim për “Supersport”, Grezda u shpreh se e kishte të vështirë pasi ishte i dëmtuar dhe kjo ishte ndeshja e parë pas dëmtimit.

“Është ndjenjë e keqe pasi nuk meritonim të humbisnim me atë që treguam në fushë. Patëm shumë raste dhe nuk shënuam ndërsa në pjesën e dytë na e kuptuan lojën dhe më bllokuan mua. Ishte për të ardhur keq që nuk shënuam gol.

Bekim Balaj është shumë i mirë në ajër dhe kishte mundësi, por fati nuk e deshi sot të shënonte. Kështu është fati, kur nuk shënon, ndëshkohesh. Është e vështirë pasi luajta për herë të poarë 90 minuta pas një dëmtimi 6 mujor, plus që edhe më dubluan”, u shpreh Grezda.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb