DURRES- Kandidatja për Bashkinë e Durrësit, Grida Duma bashkëbisedoi me gra dhe nëna të fshatit Rrushkull. Banoret shprehën shqetësimet e tyre për kushtet e vështira të jetës dhe mungesën e punësimit ndonëse jetojnë pranë detit dhe me mundësi për të prodhuar më shumë në bujqësi. Duma tha shumë gjëranuk janë bërë por bashkë do bëjmë edhe më shumë për zonën duke nisur nga hapja e vendeve të punës në bujqësi. “Unë them që të fillojmë nga punësimi. E para dhe më e rëndësishmja është punësimi. Do hapim fronte pune. Atje ku produkti bujqësor do bëhet do subvenciojmë prodhimin. Atje në fermë ku ka nevojë për të bërë prodhim do të kemi një fond sigurie prej 30 % për fermerët se janë në ditë të hallit”, tha Duma.

Një takim emocionues ishte edhe me Besart Ismailin, një djalë 8 vjeç nga Rrushkulli i cili kërkoi nga kandidatja një kënd lojërash ku të luajë me shokët e tij.

“Këtu kanë shumë hapësira që i kanë çuar kot. Kur të rritesh do e kujtosh bisedën tonë bashkë. Do bëjmë këto gjërat e para por unë të jap fjalën ty që maksimumi për një vit e gjysëm, ne të dy do vizatojmë vendin ku do bëjmë lojërat dhe do vijmë sezbën”, iu zotua Duma, Besartit.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: