Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma e ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News 24 shprehu mendimin se zgjedhjet e 30 qershorit nuk do të mbahen, pavarësisht se kryeministri i vendit Edi Rama ngul këmbë që ato do të zhvillohem më 30 qershor.

Sipas Dumës, “30 qershori është një datë ilegjitime, pasi KQZ-ja nuk ka autoritet të hedhë poshtë një dekret të Presidentit”.

Sa për mënyrën se si PD-ja do të hyjë sërish në sistem pas djegies së mandateve, Duma sheh si të vetmen rrugë, zgjedhjet, garimin në zgjedhje.

“PD do vijë në pushtet përmes zgjedhjeve, pa dyshim opozita duhet të provojë veten në zgjedhje. Ka mundësi të ngrejë besimin e popullit. Ne nuk po bëjmë betejë për të marrë pushtetin në tavolinë. Le ta kuptojmë se është betejë për të ndërtuar parakushtet, parametrat e sistemit. Ne duhet të fitojmë mundësinë për të fituar dhe për tu zgjedhur”,- theksoi ndër të tjera demokratja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb