Anëtarja e kryesisë së Partisë Demokratike Grida Duma ka prezantuar librin e saj më të fundit të titulluar “Koha për politikë”.

E ftuar në rubrikën “Opinion” në “News  24”, Duma shpalosi disa nga idetë që ka shkruar në libër. Duma tha ndër të tjera se e sheh të domosdoshme aktivizimin e të rinjve në politikë. Sipas Dumës, rinia i jep vrull politikës dhe se ambicia e tyre mund të ndryshojë shumë gjëra.

Grida Duma: E vetmja mënyrë për të kthyer vëmendjen e njerëzve, është që të flasësh për probleme reale. Tjetër problem kam: mënyra jonëpër komunikim. Duhet të flasim drejtpërdrejtë. Në botë liderët foasin drejtpërdrejtë. Kudo në botë kanë fituar individë që iu tregojnë njerëzve të vërtetat. Ata nuk shpalosin propagandë, por flasin ashtu siç është e vërteta. Doktor Gjilpëra e Konicës ende ekziston si problematikë. Është koha për politikë për të folur drejtpërdrejtë dhe për të rinj që janë të përfshirë në politikë.

Duhet të japim mundësi sistemit të hapur, që i jeo mundësi që në politikë të votojnë njerëzit. Në këtë sens duhet të përfshijmë të rinjtë në politikë. Kjo sepse ata kanë të renë dhe e reja sjell ide me ndryshime. Nuk duhet të humbasim as të vjetrën, eksperiencën, por as rininë. Ne duhet të kemi shkolla politike në partitë tona, jo vetëm përmes mbajtjes së pankartave. Përfshirja e të rinjve në politikë do ta çojë në një sistem ambiciesh. Duhet të përfitojmë nga ambiciet e të rinjve.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: