Nuk duket e mirë gjendja e këngëtares Greta Koci që ndodhet ende spital pas aksidentit me makinë që pësoi të dielën, 15 Shkurt.
Një prej përfaqësuesve të PD, Grida Duma ka vizituar në spital këngëtaren për t’u njohur nga afër me gjendjen e saj shëndetësore.
“Shërim sa më të shpejtë këngëtares sonë të njohur Greta Koçi-t dhe dy djemve të FRPD-së”, shkruan Duma në rrjetin social, Facebook.

Nga imazhet në foto, këngëtarja e njëkohësisht nënkryetare e Forumit Rinor të PD, duket tepër e lodhur dhe e enjtur në fytyrë, kjo mbase dhe nga dhimbjet si pasojë e plagëve të marra.

Të dielën, tre të rinj të FRPD­- së janë aksidentuar në afërsi të Kamzës, mes tyre edhe këngëtarja Greta Koçi. Sipas burimeve zyrtare, mësohet se tre të rinjtë, kanë qenë duke udhëtuar me një automjet tip fuoristradë me targa ‘TR 8383 N’ drejt Novoselës, për të çuar ndihma për familjet e të përmbyturve.
Por në afërsi të Kamzës, teksa udhetonin drejt Fushe Krujes, një automjet tjetër tip “Ford” u ka prerë rrugën.
Ndërsa mjeti me të cilin po udhëtonin të rinjtë pësoi dëmtime të shumta.
Këngëtarja thotë se nuk ka probleme në kokë dhe as thyerje, por rrëfen se nuk mund të ecë, për shkak të dhimbjeve.
“Jam tronditur dhe kam shembje në të gjithë trupin por nuk kam probleme me kokën. Nuk kam thyerje të këmbëve, thjesht kam shembje. Më dhembin dhe nuk i vë dot këmbët në tokë”, tregon Greta.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb