Antoine Griezmann ka konfirmuar se do të largohet nga Atletico Madridi përmes një videoje të publikuar në faqen zyrtare të klubit në Twitter. Edhe pse e kishte rinovuar kontratën e re pesëvjeçare në verën e kaluar, francezi ka vendosur të ndërrojë ekip.


Barcelona është përmendur si destinacioni i radhës për kampionin e botës, ndërkohë që pritet të vijë konfirmimi në vijim për të ardhmen e tij.


“Kanë qenë pesë vite të mrekullueshme këtu. Faleminderit për gjithçka nga thellësia e zemrës”, thotë mes tjerash lojtari në video.


Etiketa: