E kush nuk e mban mend “Sa bukur Mario, marshallah shumë bukur”. Bëhet fjalë për grimierin e Kim Kardashian, Mario Dedivanovic. Ai gjithashtu është një nga grimerët më të njohur në botë. Mario është shqiptar me prejardhje nga Mali i Zi dhe asnjëherë nuk ngurron të tregojë prejardhjen e tij.

Puna me Kardashian e ka bërë edhe më të famshëm ndaj në cdo rast ai dëshiron të tregojë se ëhstë pranë saj.

Më i fundit postim është një fotografi në Instagram që ka bërë krenar edhe një herë të gjithë ndjekësit e tij shqiptar. Ai ka publikuar fotografi të Kanye West nga ceremonia e madhe e ndarjes së çmimeve “MTV Video Music Awards”.

Sipas grimierit, Kanye ka bërë simbolin e shqiponjës dy krenare, edhe pse në fakt më shumë duket si një kryqëzim duarsh i rastit nga ana e reperit. Megjithatë fansat e kanë përgëzuar Marion për këtë foto.

kanye

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: