Edhe pse është shprehur publikisht për disa zhgënjime që ka përjetuar, Antoine Griezman nuk ka nguruar të  tregojë detaje për të ardhmen e tij. Ai mes tjerash ka theksuar se Ronaldo dhe Mesi janë dy nga lojtarët, të cilët do të kthehen në legjenda.

Francezi mes tjerash shtoi se me punë dhe përpjekje, për një vit mund të arrish fare mirë në nivelin e tyre. Kampioni i Kupës së Botës tha se dëshira e tij për të luajtur është SHBA-ja dhe konkretisht skuadra e MLS-së.

“Mesi dhe Ronado janë 2 lojtarë që do të kthehen në legjenda, janë më të mirët, por mund ti arrish brenda 1 viti.Mund të ndodh në NBA me Le Bron, i cili është më i miri i historisë së basketbollit së bashku me Xhordan, por brenda një viti MVP mund ta fitojë edhe Rusël Uestbruk ose Xhejms Harden. Mesi dhe Ronaldo janë shembuj për mua. Në Amerikë është një mentalitet tjetër. Mua më pëlqen atje sepse kur shkoj nuk më njeh askush. Dua të luaj në MLS, kam dëshirë ta mbyll atje karrierën time”, u shpreh Griezman për “ESPN”.

(n.m/BalkaWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb