SHBA

Presidenti i Shteteve te Bashkuara Donald Trump nuk e ka pritur mirë menyrën sesi kryeminstrja Daneze kundërshtoi idenë e tij për të blerë rajonin autonom të Groenlandës që i përket Danimarkës. Shefi i Shtëpisë së bardhë i quajti të liga deklaratat e kryeministres Daneze Mette Frederiksen, e cila e kishte quajtur ambicien për të blerë territorin autonom danez “absurd”.

“Mendoj se deklarata e kryeministres Daneze e cila e quante absurde idene time ishte e keqe. Mendoj se ishte një deklarate e papërshtatshme. Gjithçka që ajo duhej të bënte ishte të thonte jo, nuk jemi të interesuar. Ajo nuk po flet me mua, por me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Me Shtetet e Bashkuara nuk mund të flasësh keshtu, të paktën jo nën drejtimin tim”

Me pas Trump e kanalizoi zhgënjimin e tij përmes rrjetit social Tëitter ku i kujtonte Danimarkës se nuk paguan sa duhet për NATO-n.

Komentet e Trump në Twitter u pritën me zemërim kryesisht nga qytetarë amerikane të cilët i kujtonin shefit të Shtëpisë së Bardhë që të mos sillet si fëmijë përballë një vendi aleat si Danimarka. Të tjerët i postonin meme ku Trump shfaqej si marionetë e Putin.

Megjithatë, sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo është përpjekur të qetësojë situatën duke i telefonuar ministrit të jashtëm Danez dhe duke i shprehur mirënjohje për bashkëpunimin e Danimarkës si një aleat i Shteteve të Bashkuara.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb