Doktorët thonë se një gruaja 35 vjeçare ka lindur pesënjakë në provincën veriore Samangan në Afganistan.

Noor Mohammad Faiz, shef i spitalit rajonal në lagjen Balkh të kësaj province ka bërë me dije se nëna Rezagul dhe foshnjet, të gjithë djem, janë në gjendje të mirë shëndetësore por janë nën peshë, gjë që është e zakonshme, kur ka lindje të shumfishtë.

Rezagul është një grua shtëpiake e cila ka edhe dy fëmijë të tjerë, një vajzë dhe një djalë.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: