FIER

Një grua është aksidentuar për vdekje në aksin rrugor Levan – Tepelenë.

Policia njofton se një grua e moshës 35-vjeçare ka mbetur viktimë, pasi u përplas nga makina.

Njoftimi i policisë:

Fier

Informacion paraprak

Sot rreth orës 17:10, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në afërsi të fshatit Varibop, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin E.A, 46 vjeç, banues në Tiranë, ka aksidentuar me pasojë vdekje 35 vjeçaren E.K.(këmbësore).

Eshtë bërë shoqërimi në Komisariatin e Policisë Fier i shtetasit E.A dhe po kryen veprimet proceduriale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb