Enida, bashkëshortja e Agron Shehajt, ka dalë sot në rrugët e kryeqytetit për të pyetur qytetarët se çfarë mendojnë për kreun e Partisë Mundësia, por në fillim pa u treguar se kush ishte.
“Kam vendosur të shkoj te qytetarët dhe t’i pyes se çfarë mendojnë ata realisht për Agronin”, thotë Enida, që në takimin me një zonjë mori edhe komplimente, ku i tha se ishte bashkëshortja e Agronit.
“Sa të mirë e paska gruan, më të mirë se veten”, u shpreh zonja.
Pjesë nga biseda me qytetarët:
Enida: Për Agron Shehajn çfarë mendoni?
Qytetari 1: E duam shumë, por iku pak si në rrugë të gabuar.
Enida: Unë jam bahskëshortja e Agron Shehaj
Qytetari 1 (I surprizuar): E pe si thashë? Po të ishte dikush tjetër, kushedi si do fliste. PËr Agronin, themi që ia të fitojë, të kapë 7, 8 apo 10 deputetë.
Kishte edhe nga ata që nuk e besuan se ishte bashkëshortja e Agornit, duke i kërkuar prova, teksa Enida ishte e gatshme, duke i treguar foton së bashku me fëmijët e tyre.
Enida: Do votoni në 11 Maj?
Qytetari 2: Sali Berishën
Enida: Shiko, unë jam bashkëshortja e Agron Shehajt dhe nuk po tallem
Qytetari 2: Nuk je bashkëshortja e Agron Shehajt.
Enida: Jo, jam bashkëshortja Të tregoj foton? (I tregon foton)
Qytetari 2: Prapë nuk të besoj
Enida: Çfarë të bëj më tepër? Ta marr në telefon?
Komentet ishin të shumta, teksa Enida takoi edhe mbështetës të Agronit, që deklaruan hapur se do ta votojnë në 11 Maj, për të sjellë ndryshimin.
(BalkanWeb)