Pas dënimit të shtetasit amerikan William Argeros me akuzën se kishte ndërhyrë për të mundësuar një foto kryeministrit shqiptar me presidentin Barack Obama, Rama i është përgjigjur ironisë së presidentit Ilir Meta në lidhje me një deklaratë të këtij të fundit.

I ftuar në emisionin ‘Real Story’ në ‘News24’ gazetari Sokol Balla e pyeti kreun e qeverisë se si do t’i përgjigjej cilësimit që Meta i bëri atij si ‘gruaja e Bilalit’, Rama iu përgjigj se ndjente keqardhje për gjuhën e shthurur.

“S’mendoj ti përgjigjem, pasi ndjej keqardhje për këto shprehje dhe të tilla akte për gjuhën e shthurur. Duhet t’i japim shembull se si përdoret gjuha. Këto janë shkthurrje gojore të opozitës. Unë sfidoj çdokënd që të gjejnë të fjalori im qoftë edhe një fjalë në parlament që nuk është përshtat. Unë kam folur për karrocë dhe këto janë banale.”, tha Rama.

Kujtojmë se Meta në një konferencë për mediat teksa iu përgjigj sulmeve të kryeministrit Rama tha se; “Do bëjmë shtet apo cirk, unë këtu jam, të vijë këtu! Apo do dalim të gjithë me çitjane e nallane. Nëse më thotë më burri i Monikës, do t’i them gruaja e Bilalit. Ky vend nuk mund të jetojë nën humoret e Edit apo Ilirit”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: