Një person i moshës 17-vjeçare është arrestuar disa orë pasi në media u publikua një video e sulmit ndaj një gruaje rome në sheshin e Ferizajt.

Lajmin e ka konfirmuar majori i Policisë Rajonale të Ferizajt, Mehmetali Hajdini. “Është arrestuar një 17-vjeçar nga Ferizaj. Është intervistuar nga policia dhe me urdhër në prokurorit shkon në mbajtje”, ka thënë Hajdini.

Ai ka treguar se edhe gruaja viktimë që u sulmua në disa vende pasi u denoncua në rrjetet sociale gabimisht se ajo po vidhte fëmijët.
“Jemi duke shikuar viktimës t’i gjejmë zgjidhje më afatgjate me qendrën sociale dhe me avokatin e Popullit. Ajo është te ne momentalisht”, ka thënë ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: