BRITANI E MADHE

Sara Arfaoui e cila është martuar me futbollistin e Manchester City, Ilkay Gundogan ka kritikaur ushqimin në Angli. Bukuroshja është ankuar për restorantet në Manchester, ku sipas saj nuk ka një vend të mirë për të ngrënë.

27-vjeçarja e lindur në Francë, por që ka jetuar që e vogël në Itali, shkruan në rrjetet sociale se restorantet në qytet kanë ushqim shumë të keq dhe se janë të fokusuar në bërjen e parave përmes pijeve.

Ndërsa i përgjigjet një ndjekëseje, Sara shkruan se në Manchester nuk mund të gjesh një restorant të mirë italian apo për sushi, por vetëm ushqime të ngrira.

Pasi u pyet për restorantin e saj të preferuar në qytet, ajo tha:

“Restorantet këtu janë të përqendruara në fitimin e parave me pije si klubet e natës, jo ushqim cilësor. Ndoshta në Londër, por në Mançester, asgjë. Më vjen keq.
Një deklaratë të ngjashme bëri disa muaj më parë dhe bashkëshortja e Angel Di Maria, e cila u shpreh se njerëzit në Britani ishin të ftohtë, ndërsa gratë sipas saj dukeshin si prej porcelani.

  • foto galeri

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb