JERUZALEM- Drejtësia izraelite informoi gruan e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanjahu, se parashikon ta gjykojë në lidhje me një çështje për shpenzimet e dyshuara abuzive në kurriz të tatimpaguesve, theksoi sot Ministria izraelite e Drejtësisë.

“Prokurori i Përgjithshëm izraelit ka lënë ende mundësi për Sara Netanyjhun dhe avokatët e saj të kontestojnë dërgimin para gjyqtarëve gjatë një debati kontradiktor”, deklaroi ministria në një komunikatë.

“Netanyahu dyshohet se ka porositur qindra vakte dhe pjata të rafinuara për 359 000 shekels (102 000 dollarë ose 85 000 euro) dhe i ka vendosur në faturat e residencës së kryeministrit, ndërkohë që ishin të destinuara për konsum personal”, sipas komunikatës së ministrisë.

Benjamin Netanjahu nuk ka lidhje me këtë çështje.

Por, një dërgim i mundshëm i bashkëshortes së tij para drejtësisë do t’i shtohej problemeve me të cilat është përballur.

Netanjahu, 67 vjeç, në krye të qeverisë që prej vitit 2009 pas një mandati të parë në vitet 1996-1999, është dyshuar në disa raste në të kaluarën, pa u shqetësuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: