Bashkëshortja e deputetit të Nismës, Milaim Zekës, Edlira Qefalija-Zeka ka rrëfyer traumën familjare pasi bashkëshorti i saj u përfshi në një incident në transmetim live ku u grushtua nga deputeti i Vetëvendosjes Frashër Krasniqi.

Edlira Qefalija-Zeka ka treguarnë emisionin ‘Kosovë Show’ reagimin e vajzës së saj kur në transmetim ‘Live’ e kanë parë familjarin e tyre teksa grushtohet nga Krasniqi.

‘Mbaj mend që isha në këmbë para ekranit kur i shoh duke u rrok me llafe mes vedit. U bë një kakofoni e tmerrshme. Vajza ishte afër meje dhe në momentin kur Frashëri i gjuan me ujë Milaimit, ai ia fut me sendin e parë që ishte shishja e ujit bosh në dorë, ai u ngrit dhe i ra. Vajza ime u tmerrua. Reagimi i parë ishte të qante dhe të thoshte: ‘Babi, babi, babi…’. Reagimi i dytë, që erdhi më vonë, ishte: ‘Sot nuk u rrah babai im, sot u rrah Milaim Zeka, i cili në vetvete është dikushi për Kosovën.’ Ajo shprehje e vajzës sime, edhe tani ma drithëron trupin dhe shpirtin.’-u shpreh bashkëshortja e deputetit.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb