Një video e transmetuar nga televizioni amerikan Abc7, në të cilën shfaqet një grua teksa merr ndihma nga grup fëmijësh, ka ngjallur një debat të madh në rrjetet sociale. Shumë ndjekës po ngrenë pikëpyetjen nëse gruaja që shfaqet në video është këngëtarja e njohur shqiptare Parashqevi Simaku që merr ndihmë për të pastrehët.
Video ka qarkulluar me shpejtësi në rrjetet sociale, ndërsa gruaja identifikohet si ‘Simaku Nolfe’, dhe duket teksa merr pjesë në një iniciativë vullnetare ku dhurohen çanta shpine me ndihma për nënat dhe fëmijët në nevojë. Shumë përdorues të rrjeteve sociale po thonë se gruaja është vetë këngëtarja legjendare, edhe pse ajo ka qëndruar larg syrit të publikut prej dekadash.
Parashqevi Simaku, këngëtarja e famshme nga Kavaja që elektrizoi Shqipërinë gjatë viteve ’80, është një emër që mbetet i paharruar për artdashësit. Megjithatë, ajo emigroi jashtë vendit dhe jetoi larg syrit të publikut.
Të gjithë po kërkojnë të dinë të vërtetën e videos, e cila nuk dihet se kur është realizuar nga emisioni amerikan. Disa familjarë dyshojnë se është një video e vjetër.