TAJVAN – Funeralet janë zakonisht të zymta dhe të dhimbshme, por jo edhe për një familje në Tajvan. Të pranishmit në memorialin e një personi u tronditën, kur para tyre u paraqiten dy striptize seksi, të cilat ishin paguar nga vetë bashkëshortja e të. Ajo shpjegoi se bashkëshorti i saj, i cili kishte një jetë të trazuar, gjithmonë ka dashur të shikojë femra lakuriq, kështu që ajo e ndjeu se ishte logjike për të organizuar një shfajqe seksi. Sipas mendimit të saj, bashkëshorti me këtë performancë të këtyre vajzav do të shkonte i lumtur në botën tjetër. Megjithatë, sa do që të jetë e çuditshme, ky “zakon” nuk është aq shumë befasues në Tajvan. Pasi kjo praktikë e varrimit është aplikuar që nga vitet tetëdhjetë të shekullit të kaluar, ku në varrime përfshiheshin striptiste dhe kërcimtaret.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb