Aktorja Jada Pinkett, gruaja e Will Smith prej 20 vitesh, është kthyer të flasë për martesën e saj. Gjatë Red Table Talk, show që prezantohet në Facebook, artistja ka bërë shumë herë rrëfime personale, duke zbuluar se ka kaluar një periudhë vërtet të errët.

Tani Jada Pinkett Smith shpjegon idetë e saj për çiftin duke nxjerrë në dritë me deklaratat e saj eksperienca të pazbuluara.

“Askush nuk flet për sakrificën, për zhgënjimin e fantazisë në një martesë që zgjat në vite. Dashurohemi me idetë, ose me zotin dhe vetëm më pas fillojmë të njohim qënien njerëzore. Dhe fillojmë të duam atë. “-tha ajo.

Mesazhi që gruaja e Will Smith  ka dashur të lëshojë është preciz, duhet të mësojmë të duam joperfeksionin.

“Ka patur momente kur unë dhe Will kemi menduar që nuk do ia dalim. Jemi shok jete. Kur në fund të ditës gjen një person në shtëpi që të do për atë që je, përfshirë më të keqen e tënde, gjen besim në botë dhe në të gjithë. 47-vjeçe janë e lumtur të them që ia vlejti”-u shpreh ajo.

(Balkan Web)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: