Në rrjetin social Imgur, është publikuar një fotografi e vjetër, në të cilën shihet një grua duke dashur të shkrepë me aparatin fotografik.

Por, në shikim më të vëmendshëm, shihet edhe një siluetë e frikshme. Prapa kokës së gruas, duket se është edhe një femër tjetër, të cilës i vërehet njëri sy dhe një pjesë e buzës.

“Të lutem më thoni se kjo është vajza juaj e turpshme”, është shënimi që është lënë në fotografinë, e cila është parë afro dy milionë herë.

Nga komentet që janë shkruar, mësohet se shikuesit janë tmerruar nga ky imazh. “Më la tërë natën pa fjetur nga frika”, dhe “Një pamje e tmerrshme, që më rrëqethi” janë dy nga komentet që kanë marrë më së shumti pëlqime.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: