Një fëmijë, i cili ishte lënë i mbyllur në një makinë së bashku me 6 fëmijë të tjerë të moshës 2 dhe 4 vjeç, ka njoftuar policinë e Waldorf, në Maryland, për të kërkuar ndihmë. Fëmija ka shpjeguar se makina ishte parkuar me motor të fikur dhe me dritare të mbyllura, dhe që të gjithë kishin filluar të kishin vapë, sherifi arriti të gjurmojë telefonatat, pak minuta para ardhjes së ndihmës së parë në vendparkimin e qendrës tregtare.

Sipas sherifit ai që lajmëroi 911 (numrin e emergjencës të SHBA-së) ishte më i madhi i 7 fëmijëve, një 4 vjeçar, i vogli në telefonatë ka treguar rreth situatës, por nuk ka qenë në gjendje të zbulojë se ku ndodhej e parkuar makina. Agjentët në fakt kanë arritur të gjurmojnë vendodhjen nga vinte telefonata nga sinjali i celularit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: