TIRANË

Deputetja e PD-së, Dhurata Cupi ka kërkuar zbardhjen e ngjarjes së  rëndë në spitalin e  Bulqizës, ku një grua humbi tre fëmijët që priste  në muajin e pestë të shtatzënisë.

Çupi bën përgjegjëse mungesën e vëmendjes qeveritare për të ofruar shërbim shëndetësor në këto zona.

Deputetja demokrate teksa vijon me akuzat për qeverinë aktuale, shkruan se ajo është e përqëndruar vetëm te propaganda.

“Ajo që kam ngritur shpesh herë si shqetësim per situatën në spitalet e qarkut të Dibrës u përkthye në një dhimbje të madhe për nje familje sot në Bulqizë.

Mungesa e mjekëve dhe e vëmendjes qeveritare për të ofruar shërbim shëndetësor në këto zona, ka sjellë pasoja fatale në humbjen e tre krijesave ende pa ardhur në jetë dhe duke rrezikuar edhe jetën e nënës së re.

Dhjetra herë kam tërhequr vëmendjen dhe kam kërkuar kujdes shëndetësor në këto zona, por thirrjet e mia kanë rënë në vesh të shurdhër.

Qeveria është përqëndruar te propaganda ndërsa jetët e njerëzve po humbin cdo ditë për shkak të mungesës së vëmendjes ndaj tyre.

Është momenti për tiu gjendur afër nënës së re që pritja e ëmbël iu kthye në ferr.

Po ashtu  institucioneve të drejtësisë u kërkoj të zbardhin shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë”, shkruan Çupi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb