ITALI

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në stacionin e trenave në Montegrotto dhe Monselice.

Mediat italiane shkruajnë se gruaja 58-vjeçare ka dalë përpara trenit në mënyrë të vullnetshme dhe gjeti vdekjen. Ka dyshime se ajo vuante nga depresioni, shkruan “Monza Today”.

Edhe pse autoritetet shkuan në vendngjarje, gruaja ndërroi jetë. Kjo sepse goditja ishte fatale për të.

Duke qenë se treni frenoi, u shkaktuan edhe probleme në linjën hekurudhore e për rrjedhojë , hekurudha nuk funksionoi për 2 orë.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: