TIRANË- Ajo jeton në zemër të Shqipërisë, në metropol, por për të Tirana nuk është parë kurrë mes dritave por mes territ. 45-vjeçarja Vera Huqi, invalide ka dy fëmijë të vegjël 2 dhe 5 vjeç si dhe burrin e paralizuar. Vetë i ka duart e paralizuara, pasi i kanë prerë nervin kur ka qenë 7 ditëshe dhe që prej 45 vitesh merrte kemp por tani jo më.

Në një rrëfim të shkurtër në emisionin “Njerëz në fokus” në News24, Vera e cila prej ditësh ushqehet në qendrën sociale të hapur nga Bashkia e Tiranës nuk di se çfarë apeli të bëjë më parë. S’ka shtëpia dhe as ushqim për vete e fëmijët.

“Jetoj në konvikt tek qyteti i nxënësve. Jetoj në një pëllëmbë ujë. Burrin e paralizuar dhe fëmijën 2 vjeç i kam lënë atje, kam ardhur vetëm për ushqim. Më kanë hequr edhe kempin se duan lekë. Më ka prurë policia me zor, se isha pa ngrënë po unë se kisha problem, më dhimbsen fëmijët.

180 mijë lekë merr burri, por i kam të tre me bebelina. Unë jam e operuar, nuk e lëviz dorën, dy fëmijët mi kanë rritur komshia. Kërkesat e mia nuk kanë mbarim. Nuk kam strehë. Të më hiqet uji nga shtëpia, a të kërkoj ushqim për fëmijët se po u mbyll kjo qendër s’kanë çfarë të hanë, do vdesin”, thotë Vera.

“Njerëz në fokus” ka diskutuar sonte pikërisht për situatën e këtyre njerëzve të pamundur mes dimrit të ftohtë.

Menjëherë pas transmetimit të rrëfimit të Verës, një lajm i mirë ka ardhur për të.
Klotilda Ferhati, kryetare e këshilltarëve socialistë në Këshillin Bashkiak tha se familja Kuqi do të përfitojë 100% nga bonusi i strehimit, çka do të thotë se ajo do të strehohet në një banesë që sigurohet dhe paguhet nga bashkia.

Përveç kësaj Ferhati tha se zonja do të ketë në dispozicion asistencën ligjore falas nga Bashkia për të rifituar kempin.

“Për atë ka një lajm të mirë. 193 personat e trajtuar gjatë këtyre ditëve të acarta po trajtohen rast pas rastit nga Drejtoria e Shërbimit Social pranë bashkisë së Tiranës. Zonja patjetër që mund të përfitojë nga bonusi i strehimi 100%. Ajo mund të drejtohet në njësinë administrative por do kontaktohet edhe nga vetë institucioni sepse rastet po trajtohen hap pas hapi. Për kempin është një organ kolegjial, i përbërë nga doktorë. Drejtoria e Shërbimit Social pranë bashkisë së Tiranës mund t’i ofrojë edhe asistencën ligjore falas që të rifitojë kempin”, deklaroi Ferhati.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: