TIRANE-Lorik Cana dhe bashkëshortja e tij, arkitektja Monika, kanë dhënë një intervistë për revistën “Teuta”, ku kanë rrëfyer njohjen dhe dashurinë e tyre. Monika ka thënë se në fillim, për shkak të paragjykimeve, e kishte të vështirë t’u thoshte prindërve se ishte lidhur me një shqiptar.
“Unë nuk kam ditur të bëj dallimin mes shqiptarëve”, thotë ajo, duke qenë se tashmë ka ndryshuar mendim për këta të fundit.
Ndërkohë, vetë Cana thotë se Monikën e ka parë fillimisht në një restorant në Romë.
‘Fillimisht nuk i kushtova vëmendje, por pastaj shkëmbyem disa vështrime.
Vetëm kur dola nga restoranti i dhashë menaxheres numrin tim që t’ia jepte asaj. Isha i bindur që do të më telefononte” tregon Cana.
Në fund, kapiteni i kombëtares thotë se, si shqiptar që është, do patjetër t’i lindin djem.
“I kam thënë Monikës se ne shqiptarët nuk ndalemi pa pasur një djalë.Nuk kemi planifikuar ndonjë numër, por nuk ka rëndësi gjinia, rëndësi që të jenë të mirë dhe të shëndetshëm”, shprehet Cana gjatë intervistës.
Cana, ka vendosur ta bëjë celebrimin në Francë, në mënyrë që bashkëshortja e tij të ketë mundësi ta mbajë edhe mbiemrin shqiptar.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: