BRITANI-Për shumë çifte, puthja në buzë është një mënyrë e shpejtë për të treguar dashurinë.

Por për britaniken Kerrie Armitage, një puthje nga i shoqi mund të shkaktojë kruajtje të tmerrshme.
Nëna e tre fëmijëve vuan nga një sëmundje shumë e rrallë, që quhet urtikaria akuagjenike- një alergji nga uji.

Armitage u diagnostikua nga kjo sëmundje dy vjet më parë. Tani 28- vjeçarja ka ndaluar së puthuri të shoqin, pasi prej katër vitesh pështyma e tij i shkaktonte kruajtje dhe acarim te lekures.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: