Një ngjarje aspak e zakonte ka ndodhur jashtë ambienteve të ‘Vilës 30’, ku një zonjë ka tentuar të kalojë punonjësit e sigurisë ndërsa ka kërkuar që të takohet me kreun e Qeverisë, Edi Ramën dhe me kryeparlamentarin Ilir Meta.

Por punonjësit e Gardës nuk e kanë lejuar. Një prej tyre e ka mbajtur fort deri sa jashtë vilës ka dalë Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri që ka ndryshuar rrjedhën. Ai e ka marrë veçmas gruan dhe ka vijuar të bisedojë me të për ta dëgjuar se çfarë kishte.

Më pas, gruaja ka sqaruar për gazetarët se pse ndodhej aty dhe për çfarë do të bisedonte me krerët e shtetit. Ajo tha se do të marrë masa drastike nëse nuk zgjidhet çështja e saj.

“Kur janë ndërruar partitë ata të PD te ALUIZNI donin lek për lëshimin e lejes per te ndertuar shtesa ne pallate. Moren leke dhe leshuan lejen per shtese. Florenc Hoxha në bashki me në krye Bashën. Jam e përndjekur politike, babain ma kane pushkatuar ne vitin 1951, kam kërkuar të prishet shtesa. Janë bërë 30 gjyqe, e kam fituar une dhe shtesa e asaj gruas nuk prishet. Tek pallatet ‘Agimi’ banoj. Do mundohem te takoj te gjithe keta qe jane ne pushtet. Nëse këto nuk zgjidhen, unë do ja vë zjarrin, edhe le të futem në burg. Se nëse nuk ndizet drita në dhomë nuk duket asgjë, pasi është errësirë për shkak të ndërtesës”, tha gruaja.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: