Një 58-vjeçare nga Korça i është drejtuar emisionit “Me Zemër të Hapur” në News24 pasi rrezikon të mbetet në qiell të hapur.

Nëna e katër fëmijëve e sëmurë, sot jeton e braktisur, vetëm me një vajzë e cila nuk është në gjendje të mirë shëndetësore për të përballuar jetesën.

Ajo prej vitesh jeton me qira, të cilën e ka përballuar me paratë që merr nga Kempi.

Këtë të fundit ajo e ka lënë me prokurë që duhet t’i shkojë qiraxhiut të shtëpisë. Një marrëveshje e cila është firmosur nga gruaja për të dalë nga situatë e vështirë. Sot kjo nënë përballet e vetme me skamjen dhe mjerimin.

Ajo rrëfen se me ditë të tëra gdhihet pa ngrënë. Veç varfërisë ajo po përballet edhe me përçmimin e komunitetit. Gruaja thotë se shumë njerëz e paragjykojnë pasi ajo dhe vajza e saj vishen keq. 58-vjeçarja tregon se i është drejtuar shpesh herë Bashkisë së Korçës por të gjithë sipas saj i kanë mbyllur dyert, ndaj kjo nënë sot bën apel për ndihmë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: