LOS ANGELOS

Një grua në Los Angelos të SHBA-ve ka vjedhur një rulo (shtëpi lëvizëse) gjysmë-të shkatërruar dhe ka bërë lëmsh qytetin. Gruaja filloi të ecte, duke përplasur makina dhe më e u çuditshmja është se brenda në rulo kishte qen.

Ajo shkaktoi trafik të rënduar në Los Angelos. Qentë ishin brenda në rulo dhe ata kërcejnë prej andej, gjatë kohës që shtëpia lëvizëse është në ecje. Policia e ka ndjekur për 35 minuta gruan, derisa arriti që ta kapë më në fund.

Për më tepër shikoni videon, sesi gruaja përpiqet që t’i ikë policisë. Pamjet kanë bërë xhiron e botës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb