Shkrimtari dhe publicisti Bedriu Ismali i ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa, në News24, foli për librin e tij më të fundit, të titulluar “Gruaja në të zeza”.
Islami zbuloi detaje nga libri, ku tha se në qendër janë 4 gra të shtresave të ndryshme të shoqërisë shqiptare, por që kanë një të përbashkët, ndeshjen me sistemin totalitar.
Pjesë nga intervista në emision?
Çfarë personifikon ky libër?
Bedri Islami: Është një nga librat më të dashur për mua, por edhe më ka lodhur shumë. Individi me shtetin totalitar, ky është subjekti i librit. Në qendër janë 4 gra të shtresave të ndryshme të shoqërisë. Katër gra që duke pasur jetë të ndryshme, sërish janë ndeshur me shtetin totalitar. Këto katër gra, nga jugu, Shqipëria e mesme kanë pasur të njëjtin fat, ndeshjen me shtetin totalitar.
Pse ky libër është kaq i dashur për ju? Ndoshta nga që është dhe figura e nënës suaj?
Bedri Islami: Jam lodhur shumë për këtë libër dhe kam gjetur atë që transmetohet te brezat e tjerë. Personazhet janë të katër realë. E dijshme personifikon sistemin dhe në vetvete mbart egërsinë që ka pasur sistemi.
(BalkanWeb)