Gruaja që shihni në foto është Hyrije Çikopano, me të cilën familjarët kanë 7 muaj që kanë humbur kontaktet. 66-vjeçarja është larguar nga banesa ne date 15.11.2023 dhe akoma nuk është kthyer.

Në momentin që ka humbur ka qenë duke blerë ilaçet në farmaci me bashkëshortin e saj.

Familjarët kontaktuan News24 dhe deklaruan se prej 7 muajsh nuk kanë asnjë informacion për 66-vjeçaren, e cila vuan edhe nga diabeti.

Familja ka bërë denoncim në polici, e cila ka nisur kërkimet në terren, të cilët vijojnë ende. Prej 7 muajsh akoma nuk ka asnjë informacion për 66-vjeçaren dhe nuk dihet vendndodhja e saj.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: