*Unë duhet të paguaj kredinë në Bankë ndërsa lokali me leje mu prish

FIER-Një grua në qytetin e Fierit është ‘vetëgroposur’ në një gropë të madhe të hapur nga Bashkia. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Mujo Ulqinaku” në Fier. Pamjet filmike jane publikuar ne rrjete sociale. Nga fjalet e protestueses lihet te kuptohet se shkak eshte bere shembja që Bashkia i ka bërë lokalit të saj. Gruaja thotë se kishte marrë kredi për ta blerë dhe tani është zhytur në borxhe të mëdha.

Ajo i drejtohet për ndihmë Zotit dhe gjatë gjithë kohës mallkon Bashkinë për këtë që i bëri.
“Nuk është e drejtë kjoooo. O Zot cfarë të kamë bërë. O Zot më ndihmo? Nuk është e drejtë, ca të nënës e ca të njerkës. Jam shumë e drejtë, lokalin me leje e kisha. Pse e Zot ca të nënës ca të njerës. Cfarë kam bërë o Zot. Unë duhet të paguaj kredinë në Bankë ndërsa lokali mu prish”

Ndërkaq një polic ka ndërhyrë dhe i ka thënë; “O motra dil që aty.
Zonja ia pret me të qara: Po cfarë i kam bërë Armando Subashit që ma bëri këtë?
Një tjetër polic i drejtohet zonjës që qante me ngashërima: Hajde dil që aty, shkojmë të Bashkia për sqarim.

Per me shume shihni kete video:

[fbvideo link=”https://www.facebook.com/Te.Dua.Zeni/videos/1152685488107741/” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]

Gropa ndërkohë ishte hapur për kazanë mbeturinash të nëndheshëm. Është projekt i ri që po implementon Bashkia e Fierit. Një e tillë u hap dhe në zonën e Sharrës, njihet vendi në Fier ku dhe protestoi dhe zonja, së cilës iu prish lokali.
Nga të dhënat më të fundit mësohet se, gropa është hapur para lokalit të zonjës, emri i së cilës ende nuk bëhet i ditur. Një shtesë e lokalit të saj është prishur nga Policia Bashkiake, ndërsa sipas pronares, gropa për krijimin e kazaneve të nëndheshëm të mbeturinave, vetëm sa do i dëmtojë biznesin.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: