Policia e Shtetit ka dhënë detaje në lidhje me tentativën e një gruaje për t’u djegur me benzinë sot përpara Bashkisë së Durrësit. Efektivët sqarojnë se gruaja është 58-vjeçe dhe ka tentuar të vetëdigjet në mes të rrugës.
Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për Balkanweb se gruaja dyshohet vuan nga sëmundje mendore. Këtë akt e ka bërë edhe herë të tjera.
Mësohet se gruaja trajtohet nga qendra ditore e të moshuarve në Durrës me strehim, ushqim e veshëmbathje. Ajo është e braktisur nga familjarët dhe disa herë më parë ka tentuar të vetëdigjet me benzinë.
“Durrës/Informacion paraprak
Ditën e sotme, në lagjen nr. 2, shtetasja F. G., 58 vjeçe, banuese në Durrës, ka tentuar të vetëdigjet me benzinë, në rrugë.
Aktualisht ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit”, njofton policia.
(Balkanweb)