KINE

Një grua në Kinë raportohet të ketë sjellë në jetë binjakë me prindër të ndryshëm. Rezultati i testit të ADN-së detyroi nënën e re të pranonte që kishte tradhtuar burrin e saj në një natë të vetme, sipas asaj që raportojnë mediat kineze.

Thuhet që bashkëshorti i saj ishte ndjerë çuditshëm kur ka parë se një nga djemtë e tij  nuk i ngjante dhe pasi morën rezultatin e testit, ai duhet të pyeste gruan e tij vazhdimisht që t’i tregonte të vërtetën.

Historia doli në dritë kur çifti, nga qyteti juglindor i Xiamen në Kinë  duhej të regjistronte lindjen e binjakëve të tij në stacionin e policisë lokale vitin e kaluar, sipas gazetës Strait Herald.

Në mënyrë që të kompletonin regjistrimin çifti duhet t’i nështrohej një testi për të treguar se dy fëmijët i përkisnin. Burri i njohur me pseudonimin Xialong, gjithmonë kishte shprehur habinë pse djali i tij nuk i ngjasonte aspak. Ndaj ai u shokua kur pa rezultatin e testit të ADN-së, i cili zbulonte se njëri nga djemtë e tij nuk kishte lidhje biologjike me të. Fillimisht gruaja mendohet se kishte mohuar lidhjen dhe akuzonte burrin e saj për falsifikim të rezultatit. Por pas pak këmbënguljes së burrit, gruaja e pranoi që kishte fjetur me një tjetër mashkull.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: