TEKSAS, SHBA

Një grua ka treguar tmerrin e përjetuar nga një bandë meksikane, teksa ishte duke udhëtuar për në Teksas, SHBA.

Charise Thompson, atëherë 23 vjeçe, u rrëmbye, u rrah, u torturua dhe u përdhunua nga një bandë meksikane ndërsa po udhëtonte në Teksas. Gruaja tani po tregon dramën e përdhunimit nga banda e Meksikës. Ajo shprehet se nuk ndihet aspak e stigmatizuar për të dëftuar dhunimet fizike dhe seksuale të grupimit bandit, raporton “The Sun”.

Charise Thompson u rrëmbye në atë kohë nga banditë, të cilët e rrahën dhe më pas e përdhunuan në një mënyrë brutale. Madje, dhunuesit kishin arritur t’i dëmtojnë edhe këmbët, në shenjë të akteve ekstreme të tyre. E mbetur mënjanë në një hendek, ajo arriti që me zvarritje të ecë 2 milje e shkojë te djali 4 vjeç.

Thompson fatmirësisht e gjeti djalin e saj mirë me shëndet në Teksas. Ajo thotë për “The Sun’ se duhej t’i nënshtrohej operacioneve emergjente, kaloi katër muaj në spital dhe kishte nevojë për një histerektomi pas dhunës tmerruese të bandës në nëntor 1981.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Ata më rrahën dhe më torturuan me grushte, çizmet e tyre dhe një hekur të gomës, më lidhën me parakolpin e kamionit dhe më tërhoqën, pastaj më morën me kamion”, kujton Charise, tani 61 vjeç.

“Më therën me thikë, më përdhunuan vazhdimisht dhe përdorën hekurin e gomave, duke më thënë që ata ishin gjëja e fundit që do të shihja ndonjëherë”, rrëfen gruaja atë që përjetoi nga bandat meksikane.

Ngjarja ndodhi teksa ajo qëndronte në autostradën 59, midis Freer dhe Laredo. Në këtë kohë, ajo u rrëmbye nga 6 anëtarë bandash. Gruaja tregon se edhe kur ishte rrëmbyer, gjithçka që po mendonte ishte djali i saj. Ndërsa, për rastin konkret, Departamenti i Drejtësisë tha se autorët akoma nuk ishin dërguar përpara drejtësisë.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb