SHKUP- Lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski deklaroi sot se BDI-ja nuk e ka lëshuar qeverinë, por thjeshtë do të bëjë zëvendësimin e kuadrove.

“Nuk jam takuar me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti, por kjo nuk nënkupton se nuk do të takohemi. Nuk është e saktë se në Qeveri kanë ngel vetëm VMRO-DPMNE dhe LSDM-ja, në Qeveri gjendet edhe BDI-ja, aq sa jam i informuar, ajo parti do të bëjë zëvendësimin e kuadrove, ndaj të cilës gjithsesi ka të drejtë” deklaroi sot lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, përcjell t.sot.

Dy ditë më parë, BDI bëri të ditur se kishte tërhequr të gjithë ministrat nga kabineti qeveritar.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: