MAQEDONI

Pak muaj pas largimit me azil politik në Hungari, ish-kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski do të mbetet edhe pa rrogën e deputetit. “Alsat” raporton se shumica parlamentare do ta ndryshojë ligjin për deputet, sipas të cilit, nëse  deputeti ka mandat, i takon edhe paga mujore.


Nga pushteti propozojnë që neni 11 i Ligjit për deputetë të plotësohet me nenin 11-a i cili thotë: “Nëse deputeti është i dënuar me aktvendim të plotfuqishëm gjyqësor, me dënim me burg më të gjatë se gjashtë muaj, e humb të drejtën e pagesës së rrogës, të ardhurave të tjera personale dhe pagesën e harxhimeve”.


Ish-kryeministri Nikolla Gruevski është i dënuar me 2 vite burg me aktvendim të plotfuqishëm për rastin “Tenk”, megjithatë paga përsëri i paguhet, pasi mundësia e vetme me ligjin aktual është që në çdo mungesë të tij në punën e Kuvendit, ti ulet rroga nga 5 për qind.


(BalkanWeb)