TIRANE- Gjatë punimeve të Forumit Ekonomik të Vjenës që po zhvillohet në Tiranë, kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevksi, ka theksuar rëndësinë e integrimit evropian të vendit që ai drejton, duke përmendur se bëhet fjalë për një vend multietnik, për të cilin anëtarësimi në BE është faktor bashkimi.

“Ne vendin tonë i cili është multietnik, integrimi evropian dhe euroatlantik është më rëndësi, pasi është faktor bashkimi. Ndaj Maqedonia është e fokusuar në reformat në të gjitha fushat”, tha Gruevski.

Kreu i qeverisë maqedonase është ndalur edhe tek raportet me Greqinë, duke u shprehur se është me rëndësi zgjidhja e çështjeve të mbetura hapur, e kryesisht çështja e emrit, në mënyrë që të ecet përpara me proceset integruese. Gruevski ndërkaq i kërkoi BE-së një angazhim me të madh në rajon.

“BE mund të përqendrohej më shumë në të ardhmen për të zgjidhur problemet që ne kemi me fqinjin tonë ligjor, pasi shtyrja e zgjidhjes nuk është serioze, pasi krijon problematika të tjera, krijon pasiguri. Është një dëm për ne dhe rajon. Po mos kishin ndodhur këto Maqedonia do kishte qenë anëtar i NATO-s do kishin përfunduam negociatat për anëtarësim në BE. Dhe kështu do kishin ndodhur gjera të tjera, të ndryshme. Megjithatë ne nuk po presim, ne po punojmë. Dhe si të gjitha vendet e rajonit ne jemi të fokusuar tek reformat. Një nga çështjet më të rëndësishmet janë marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe rritja bashkëpunimit rajonal. Vetëm kështu mund të ecim përpara dhe të ndihmojnë njeri-tjetrin.

Besoj se BE duet të jetë më shumë i fokusuar në rajonin e Ballkanit, për të zgjidhur disa çështja dh për të ecur më përpara në rrugën e integrimit të vendeve tona. Shembulli Sllovenisë dhe Kroacisë duhet të jenë edhe për ne dhe Greqinë. Duhet të jenë shembull për fqinjin tonë në jug për të zgjidhur çështjet bilaterale, dhe për të ecur përpara.
Është e rëndësishme që gjatë kësaj kohe të ketë një ndërlidhje më të madhe në infrastrukturë dhe politikë. Ne jemi pro investimeve në korridorin 8 dhe 10. Jemi të fokusuar në përmirësimin e standardit të jetesës së qytetarëve”, u shpreh Gruevski.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb