Kryeministri Zoran Zaev mohon kontaktin me ish-kryeministrin në arrati Nikolla Gruevski, para se ky i fundit të largohej nga Maqedonia drejt Hungarisë. Zaev thotë se nëse do të ndodhte një bisedë e tillë mes tyre, kjo me automatikisht do të konsiderohej si ikje me marrëveshje.


Me Gruevskin prej kur jam kryeministër, nuk kam kurrfarë kontakti. Kontaktet e fundit ishin kur Kuvendi ishte robëruar, bllokuar në atë diskutimin e pafund para se të ndodhnin ngjarjet e padëshirueshme më 27 prill. Ajo ndodhi aty, në Kuvend, kur biseduam ta zhbllokonim procesin, se ishte e qartë që ekzistonte shumica dhe të mos e keqtrajtonim Maqedoninë dhe institucionet e Maqedonisë. Atëherë ndodhën bisedat e fundit”- tha Zoran Zaev, kryeministër.


Zaev tha se Prokuroria dhe Ministria e Brendshme bëjnë hetime serioze rreth arratisjes së Gruevskit në Hungari. Zaev shton se situata e re e krijuar dhe paraburgimi i funksionarëve të VMRO DPMNE-së, Janakieski, Bozhinovski dhe Mijallkov nuk do ta vendosë në pikëpyetje mbështetjen që tetë deputetët e kësaj partie i dhanë ndryshimeve kushtetuese për zbatimin e Marrëveshjes së Prespës, shkruan Alsat.


Më vjen keq që deputetët thonë se kjo ndikon. Gjithsesi unë shpresoj se do të mbeten në qëndrimet e tyre, sepse procesi si rrjedh diskutimi për draft-amendamentet e Kushtetutës, do të përfundojë debati publik pas seancës së dytë plenare që është e planifikuar për më 1 dhjetor dhe të kumtojmë amendamente me të cilat do të vërtetojmë përfshirjen serioze të diskutimeve dhe propozimeve të opozitës në vetë amendamentet kushtetuese, që sipas meje do të thotë konfirmim të shumicës prej 2/3, madje edhe rritjen e së njëjtës. Por kjo është vetëm shpresa ime”- u shpreh Zoran Zaev.

Zaev tha se vijon faza e fundit e ndryshimeve kushtetuese.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb