MAQEDONI

Përveç Aleksandar Trajkovski, edhe një tjetër i punësuar në Doganë ka vizituar azilantin Nikolla Gruevskin në Budapest. Një gjë të tillë e konfirmoi drejtori i Doganës Gjoko Tanasoski, i cili tha se procedurat për hetimin e rasteve po vazhdojnë.

Personi i cili është parë duke drekuar në një restorant në Budapest me Gruevskin nga pamjet e portalit hungarez “24”, është i punësuar në Sektorin për Kontrolle dhe Hetime në doganë.

Ai ka shfrytëzuar pushimin vjetor për të shkuar në Hungari. Drejtori i Doganës Tanasoski thotë që nuk mund të pengojmë të punësuarit dhe se ata mund të shkojnë ku të duan në jetën e tyre private.

“Personi i dytë që shihej në pamje ka marrë dy ditë nga pushimi vjetor dhe ka shfrytëzuar një ditë të lirë që e kishte në dispozicion. Nuk dua të zbuloj më shumë detaje sepse përveç arratisjes së Gruevskit, Prokuroria e krimit të organizuar zhvillon edhe procedurë tjetër dhe së shpejti do të njoftohet publiku. Ne si Doganë nuk mundemi t’ua ndalojmë apo t’u përzihemi të punësuarve tanë se ku do të shkojnë në jetën e tyre private. Mundemi vetëm ta kërkojmë nga institucionet e tjera të cilat i inspektojnë kushtet që të japin përgjigje, ashtu siç edhe bëmë. Kur do të kemi informacione do t’i publikojmë në opinion”, tha Tanasoski në takimin e sotëm me gazetarët.

Të dy të punësuarit e Doganës që kanë qenë në vizitë tek Gruevski, vazhdojnë punën rregullisht.

Gruevski Budapeste Gardian 1 1545746339 2009525

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb