MAQEDONI- Pas takimit të liderëve të partive më të mëdha të Maqedonisë, lideri i VMRO-DPMNE dhe njëherësh kryeministri i vendit, Nikolla Gruevski, tha për mediat se kanë biseduar dhe kanë rënë dakord që të mos ketë protesta të dhunshme.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve nëse e ka në plan të japë dorëheqje, pas të gjitha incizimeve, Gruevski ishte i qartë se ai nuk e ka në të japë dorëheqje dhe nuk mund përcaktojë nëse takimi do të vazhdojë të hënën dhe do të jetë i suksesshëm, transmetojnë mediat në Maqedoni.

Ndërkaq lideri i LSDM-së, Zoran Zaev tha se takimi ishte një përpjekje për të vënë në kornizë dialogun politik.

Zaev tha se insistojmë për dorëheqjen dhe formimin e një qeverie kalimtare, si i vetmi kusht për zgjidhjen e krizës politike.

“Normalizimi është bërë duke formuar një qeveri kalimtare e cila do të organizojë zgjedhje të parakohshme”, tha Zaev.

Lideri i LSDM-së theksoi se nuk do të kthehet në parlament, nëse nuk ka ndonjë hap për realizimin dhe formimin e një qeverie kalimtare.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: