SHKUP–Ka shpresë që Greqia në një moment të duhur do të gjejë fuqinë ta tejkalojë çështjen për dallimet rreth emrit, deklaroi sot kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve për atë nëse ka ndonjë plan dhe shpresa për zgjidhjen e kontestit me Greqinë për vitin e ardhshëm, kryeministri tha se nuk mund të theksojë se ka plane dhe pritje konkrete.

“Ka shpresë që Greqia në një moment të duhur, në ndonjë moment do të gjejë fuqi ta tejkaloj këtë çështje. Këtë e dëshirojmë, punojmë në atë. Në të gjitha takimet tona ndërkombëtare bisedojmë për këtë. Kërkojmë të përfshihen edhe palët tjera të interesuara që të ndihmojnë. Askush nuk e arsyeton atë që bën Greqia, por për fat të keq kanë mirëkuptim pasi, megjithatë, ata kanë probleme tjera ekonomiko-financiare që mund të reflektohen në vende të tjera në eurozonë lidhur me euron, stabilitetin e euros e tjerë”, tha Gruevski pas takimit të sotëm me partnerët e koalicionit.

”Bëjmë gjithçka që është në fuqi tonë”, shtoi kryeministri.

”Shpresojmë se do të ketë ndonjë lëvizje më tej, por nuk mund ta konfirmojmë atë, pasi shumë pak varet prej nesh, në masë më të madhe varet nga Greqia”, theksoi ai.
(ma.ar/mia/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: