MAQEDONI

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev i ftuar në emisionin “Programi 200”, ka komentuar arratisjen e Nikola Gruevskit drejt Hungarisë. I pyetur se kush ka përgjegjësi për ikjen e Gruevskit, Zaev u  shpreh që duhet pritur që të përfundojnë hetimet.

“Më dhemb se kërkojnë përgjegjësi nga Oliveri dhe të tjerë, por le të mbaroj hetimi dhe pastaj do të shohim se kush ka përgjegjësi dhe gjithsesi se do të ketë përgjegjësi. Por duhet të mbaroj hetimi”, u shpreh Zaev.

Ndërkohë kreu i Qeverisë maqedonase komentoi edhe ratifikimin e marrëveshjes së Prespës nga ana e Greqisë. Ai shprehu besimin te homologu i tij grek, Aleksis Tsipras.

“Nuk mund që të mos kem besim tek kolegu im i dashur Aleksis Cipras. Ne kemi vënë firmat tona. Hapi i parë ishte tek ne. Arritëm ne, besoj që do të arrijnë edhe ata. Me Ciprasin jam dëgjuar menjëherë pas votimit në parlamentin tonë, ishte i pari që mu lajmërua më uroi dhe tha se tani radha është e imja”, deklaroi Zaev.

(BalkanWeb)

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: