Ndonëse asgjë nuk është zyrtare, pasi lista ende nuk është bërë publike nga ana e Federatës Shqiptare të Futbollit, media të ndryshme në vend raportojnë emra të ndryshëm si pjesë e listës së trajnerit të Kombëtares së Shqipërisë, Edi Rejas, në grumbullimin e tij të parë me lojtarët shqiptarë në prag të ndeshjeve ndaj Islandës dhe Moldavisë.

Në listën e trajnerit Reja, ka mjaft emra që grumbullohen për herë të parë, sikundër treshja e Shkëndijës, Shefiti, Zejnullahi dhe Imeri, apo edhe Bruno Telushi dhe Esat Mala nga Partizani (zyrtarisht te klubi i kuq nuk ka mbërritur ende ftesa, por konfirmojnë se janë në pritje). Gjithashtu, rikthehe të bujshme janë ato të Ermir Lenjanit, me mbrojtësin që u kris me Kristian Panuëin përpara Turqisë dhe ai i Jahmir Hykës, me mesfushorin shtatshkurtër që duket se po gjen ritmet e duhura në Izrael.

Kleandro Lleshi
Ena Mihaj
Bruno Telushi
Esat Mala
Lorenc Trashi
Ermir Lenjani
Jahmir Hyka
Shefit Shefiti
Arbin Zejnullai
Omar Imeri
Blerton Sheji

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb