Pavarësisht sezonit të vështirë, trajneri Sylvinho ftoi Marash Kumbullën për Europianin. Mbrojtësi i Romës por që së fundmi luajti për Sassuolon në huazim, bëri një reagim në rrjetet sociale, ku u shpreh i lumtur.

“Krenaria që ndiej tani është e vështirë të shpjegohet. Të luaj në këtë kompeticion duke përfaqësuar vendin tim është një ëndërr dhe më në fund do ta bëj realitet! Do të jetë një turne shumë i vështirë, por jam i sigurt se si skuadër do të japim gjithmonë maksimumin për t’i bërë njerëzit tanë të gëzohen dhe t’ju bëjnë krenarë! Forca Shqipëri!”, – shkruajti ai.

 

Juju
Juju

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb