Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi, ka reaguar sërish pas deklaratave të ndërkombëtarëve në Tiranë se Shqipëria duhet t’i drejtohet Komisionit të Venecias për zgjidhjen e ngërçit në ngritjen e Gjykatës Kushtetuese.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, zëdhënësi i Metës thekson se Presidenti nuk ndalon asnjë prej ndërkombëtarëve “ti’ drejtohen vetë Komisionit të Venecias dhe ta pyesin: Kush është më e rëndësishme, Kushtetuta e Shqipërisë apo Dvorani i Partisë”?

Mesazhi i plotë:
Presidenti Meta nuk ndalon asnjë ambasador të bëhet qesharak dhe karagjoz duke hyrë në debate juridike që nuk ekzistojnë, pasi Kushtetuta dhe ligji për Gjykatën Kushtetuese e kanë të shkruar qartë dhe prerë se Presidenti s’mund të bëjë dy emërime të menjëhershme në Gjykatën Kushtetuese.

Por Presidenti nuk i ndalon ata t’i drejtohen vetë Komisionit të Venecias e ta pyesin: Kush është me e rëndësishme, Kushtetuta e Shqipërisë apo Dvorani i Partisë?
Ndërsa Presidenti ka një pyetje për këta dhunues të çdo norme diplomatike dhe Konvente: A i keni marrë leje Kryetarit të shtetit tuaj kur hyni në lojrat e grupit të strukturuar diplomatik për të diskutuar dekretet e Kryetarit të një shteti që e ka shpallur Pavarësinë që në vitin 1912?!

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb