TIRANË

Partia Socialiste ka caktuar koordinatorët politikë për qarkun Shkodër. Valdrin Pjetri i cili u caktua koordinator në asamblenë e qershorit për Shkodrën në vend të Ditmir Bushatit, tashmë do të zëvendësohet nga një grup pune prej 4 emrash.

Bëhet fjalë për Senida Mesin, Luan Harushën, Arben Pëllumbin dhe Musa Ulqinin që do të jenë koordinatorët politikë për qarkun më të madh të veriut.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb