Kryetari i partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se një nga pikat e rëndësishme që u trajtua në takimin e zhvilluar dje me biznesin, ishte pikërisht fakti që grupet e interesit nuk përfillen nga shteti, një shqetësim që sipas tij iu bë e ditur nga vetë të pranishmit.
Berisha u shpreh se kjo ndodh pasi grupet e interesit janë zëvendësuar tashmë në grupe familjesh.
“Isha dje në takim me biznesin që shfaqën shqetësimin se si grupe interesi nuk përfillen nga askush. Kjo sepse grupet e interesit janë zëvendësuar në grupe familjesh”, tha ai.
I pyetur nga gazetarët, Berisha ka pranuar se do të jetë në kongresin e Partive Popullore Europiane.
“Është kongresi i Partisë Popullore jam dhe do të mbaj një fjalë.
Do të jem atje, do të përpiqem të ekonomizoj kohën, është një ngjarje e madhe. Jam i nderuar të paraqes Shqipërinë atje he të vërtetat e vendit tonë siç janë. Këto do të ndihmojnë Shqipërinë”, tha ai.