TIRANE

Grupi BALFIN, nën angazhimin për një të ardhme më të qëndrueshme, mori pjesë në konferencën e tretë rajonale Balkanomics në Tiranë, me përfaqësimin e Zv.Presidentit të Grupit për Menaxhimin e Aseteve të Pasurive të Paluajtshme, Csaba Toth.

Z. Toth iu bashkua drejtuesve të kompanive, përfaqësuesve të lartë të qeverive dhe institucioneve publike nga rajoni, për të trajtuar rëndësinë e zbatimit të standardeve më të larta europiane në mjedis, shoqëri dhe qeverisje (ESG), për një rajon me ekonomi të zhvilluar dhe investime inteligjente.

Zv.Presidenti i Grupit BALFIN për Menaxhimin e Aseteve të Pasurive të Paluajtshme, Csaba Toth – i pranishëm në sesionin lançues të Rrjetit të Parë Shqiptar ESG në Shqipëri – ndau qasjen dhe përkushtimin e Grupit për zbatimin e standardeve ESG dhe nënvizoi se i kushton vëmendje të veçantë këtij misioni.

  • foto galeri

“Shtrirja e Grupit në shumë industri dhe ekzistenca e një rrjeti të gjerë, e bën atë një kontribues potencial për integrimin e standardeve ESG. Nuk flitet vetëm për çështje që lidhen me mjedisin apo me certifikime. Gjithashtu bëhet fjalë për kujdesin që duhet patur ndaj punonjësve dhe përgjegjësisë sociale. Ne po formësojmë qytete ndërkohë që po ndërtojmë, kësisoj na nevojitet të jemi në harmoni me komunitetet. E fundit, por jo më pak e rëndësishmja, na duhet t’i trajtojmë standardet ESG në një nivel strategjik, që çdo vendim i marrë të jetë i bazuar mbi to”, – u shpreh Csaba Toth.

Pjesëmarrja në konferencën Balkanomics, i të angazhuarit në Rrjetin e Parë ESG në Shqipëri, ndarja e mendësisë dhe sfidave kur flitet për përqafimin dhe zbatimin e parimeve ESG, dëshmon se investimi i Grupit BALFIN në këtë kuadër është më shumë se sa përgjegjshmëri koorporative; është kontribut për të ndikuar pozitivisht në zhvillimin e qëndrueshëm të rajonit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: